E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët: Vetëm Zoti na ka ruajtur deri më tani

Kushtet e punës

Vetë punëtorët tregojnë se punojnë në kushte pune skandaloze. “Punojmë jashtë çdo kushti teknik, vetëm Zoti na ka ruajtur deri tani”, tregon një punëtor i Kalimashit. Më tej ai rrëfen se në fundin e galerive ndodhen hapësira të shfrytëzuara që rrezikojnë të shemben dhe qindra punëtorë mund të mbeten brenda. “Shpresojmë se mund të na marrë ndonjë firmë serioze që të na pajisë me mjete mbrojtëse, sepse kështu jemi shumë të rrezikuar”, rrëfen një minator nga fshati Bicaj, i cili punonte atje bashkë me tre shokë të tij. Mes tyre ka nisur të përflitet se një kompani kineze është e interesuar ta blejë të gjithë minierën e Kalimashit, por kjo gjë ende nuk ka ndodhur. Në të vërtetë qeveria shqiptare ka nënshkruar dy muaj më parë një marrëveshje koncesionare prej 250 milionë eurosh për Kalimashin dhe ndoshta kjo gjë mund t’i japë fund edhe shfrytëzimit mizor të punës së krahut dhe punës së paligjshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›