E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë, sotraporti i komisionitpër Muçmatën

TIRANE- Komisioni parlamentar për çështjet Ligjore pritet t’i rekomandojë sot Kuvendit rrëzimin e Vexhi Muçmatës, kandidaturës së propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për anëtar të Gjykatës së Lartë. Në raportin për dekretin e kreut të shtetit që do të relatohet sot nga deputeti demokrat, Viktor Gumi, maxhoranca pritet të shprehë hapur kontestimin e saj ndaj Muçmatës. Ligjvënësit e PD-së në komisionin e Ligjeve e paralajmëruan këtë qëndrim në seancën dëgjimore që zhvilluan me të në datën 6 korrik, ku Muçmata pranoi se kishte qenë anëtar i Partisë së Punës. Ky fakt iu mjaftoi demokratëve për ta “kryqëzuar” Muçmatën gjatë seancës dëgjimore. Ligjvënësit e djathtë e shprehën hapur mosbesimin ndaj të përzgjedhurit të Topit, pavarësisht pretendimit të tij se nuk mbante mend nëse kishte marrë pjesë në hetime politike.
Në seancën e së enjtes së kaluar me votat e maxhorancës Kuvendi miratoi kandidaturën e Medi Bicit për anëtar të Gjykatës së Lartë, ndërsa rrëzoi kandidaturën e Sokol çomos. Për kandidaturën e fundit votuan pro vetëm 4 deputetët e LSI-së, ndërsa opozita bojkoti seancën. Kryetari i PS-së në një reagim të mëvonshëm shpjegoi largimin nga salla me motivin se opozitës i ishte mohuar e drejta e votës së fshehtë.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›