Eksperti gjerman Perseritja e pjesshme e zgjedhjeve ne Tirane e vetmja zgjidhje
Nje propozim interesant per zgjidhjen e ngercit te krijuar nga KQZ-ja ka ardhur nga eksperti gjerman per Shqiperine Michael Schmidt-Necke i cili thekson se perseritja e zgjedhjeve ne Tirane do te ishte i vetmi variant. Ne nje interviste per radion Deutsche Welle Schmidt-Necke ve ne dyshim te forte qendrimin e KQZ-se per votat e ashtuquajtura te gabuara. shte shume problematike kur pas nje rezultati zgjedhjesh kur u be e njohur fitorja e ngushte e Rames papritur nje sasi letrash qe jane ndodhur ne kutite e gabuara te permbysin rezultatin. Ka mundesi te kete ndodhur keshtu por prape ka vend per dyshime. Pra eshte e qarte qe klima e mosbesimit mes qeverise dhe opozites rritet thekson eksperti gjerman i cili me tej shenjestron fuqishem KQZ-ne por pergjegjesine e ve te qeveria kur thekson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet ne shenjester te kritikave nga te gjitha anet por kjo ka ndodhur edhe me pare. Tani e gjitha kjo bie mbi qeverine sepse pala tjeter mendon - pra nese ka pasur manipulime - se ketu ka pasur dore qeveria. Nuk dua te pretendoj se ka pasur manipulime por edhe nuk mund ta ve doren ne zjarr se nuk pasur ndonje manipulim. Per fat te keq Berisha ka nje te shkuar jo edhe aq te qarte sa i perket ndikimit ne zgjedhje po te kujtojme zgjedhjet e vitit 1996. Por ne kete moment duket se topi ka kaluar ne anen e nderkombetareve apo tek ODIHR-i qe deri me tani ka thene se zgjedhjet u zhvilluan ne menyre transparente por klima zgjedhore u percaktua nga mosbesimi mes partive. Por mbi numerimin e votave ne kutite e gabuara nuk eshte shprehur.
Duke sjelle pervojen e vendit te tij Schmidt-Necke hedh dhe propozimin Ne Gjermani rezultatin e zgjedhjeve do ta kishim brenda mbremjes se te njejtes dite dhe madje preciz. Sigurisht eshte e mundur edhe te ne qe rezultati te jete kaq i ngushte saqe duhet ripare dhe kjo do te thote rinumerim ne ato minibashki ku rezultati nuk eshte i qarte - dhe po qe se ka pasur vota te hedhura gabim atehere nuk shoh rruge tjeter vetem qe bashkesia nderkombetare te ushtroje ndikimin e saj qe ne ato zona qe jane te diskutueshme te rivotohet. Nderkaq ne analizimin e metejshem te situates eksperti gjerman kritikon ne rrenje sistemin shqiptar kur thekson se ...Shqiperia ka nje tradite shume te dobet demokracie si demokraci parlamentare. Qe nga krijimi si shtet gati ka njohur vetem sisteme ose autoritare ose diktatoriale gje qe sjell qe nje pjese e madhe e popullsise shqiptare ka nje qendrim refuzues ndaj shtetit sepse shteti eshte perceptuar si nje instrument represioni dhe jo si forme e organizimit te te gjithe shoqerise. Per fat te keq kjo nuk ka ndryshuar shume pas vitit 1990. Por ne fund te intervistes se tij Michael Schmidt-Necke thekson se 8 maji ka hapur nje vater te re krize Nuk shoh per momentin nje zgjidhje afatshkurter. Per mua zgjidhja qendron te ndermjetesimi i nderkombetareve qe ne ato minibashki ku ka pasur probleme te perseriten zgjedhjet nen nje vezhgim me te forte nderkombetar qe rezultati per humbesin kushdo qofte ky te mos jete i kontestueshem. Po qe se nuk behet rivotim atehere mendoj se Shqiperia shkon drejt nje konfrontimi me te ashper dhe se si mund te zgjidhej ky pastaj per kete per fat te keq me mungon tani fantazia.