E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Poloni, merr pjesë në takimin e 17-të të presidentëve

Kreu i shtetit Bamir Topi niset sot në Poloni, për të marrë pjesë në Takimin e 17-të të Presidentëve të Shteteve të Evropës Qendrore, i cili do të mbahet në datat 27-28 maj 2011, në Varshavë. Në këtë takim të krerëve të shteteve evropiane do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama.
Në qendër të diskutimeve të dy sesioneve plenare do të jenë çështje të politikës rajonale ekonomike dhe energjetike, por dhe çështje të ruajtjes së stabilitetit e prosperitetit në Evropën Qendrore e më gjerë.
Kreu i Shtetit shqiptar, Bamir Topi, në fjalën përshëndetëse që do të mbajë me këtë rast, do të vërë në dukje arritjet e Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, rolin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për forcimin e paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe do të evidentojë projektet e së ardhmes së vendit tonë, reformat ekonomike dhe synimet për konsolidimin e mëtejshëm të sistemit demokratik.
Gjatë punimeve të Takimit të 17-të të Presidentëve të Shteteve të Evropës Qendrore në Varshavë, Presidenti Topi pritet të zhvillojë takime dypalëshe me krerë shtetesh të vendeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet, si dhe të marrë pjesë në konferencën e përbashkët për shtyp.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›