E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto ka deklaruar se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si një proces i cili do të sjellë një ritëm të ri në integrimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zv.kryeministrin e Kosovës Petroviç, Haxhinasto theksoi se dialogu teknik dhe praktik mes Prishtinës dhe Kosovës do të sjellë gjithashtu edhe ndryshim në cilësinë e jetës mes dy shteteve.
 

Më tej Zv.kryeministri Haxhinasto theksoi se është e domosdoshme që Kosova të përpunojë hartën e rrugës e cila do ta çojë drejt liberalizimit të vizave.
 

Duke iu referuar njohjeve të pavarësisë së Kosovës, Haxhinasto theksoi se ky është një proces i pandalshëm ndërsa shtoi se deklaratat për një ndarje të Kosovës janë teori të dështuara.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›