Wolfgang Grossruck ne Tirane pas zgjedhjeve me nje grup biznesmenesh
Rikthehet ne Tirane krejt papritur pas zgjedhjeve te 8 majit nje nga miqte e Kryeministrit Sali Berisha ne Europe perkatesisht parlamentari austriak Woflgang Grossruck i cili gjate zgjedhjeve te 28 qershorit 2008 ishte kreu i misionit afatshkurter dhe per te cilin u fol qe ndikoi shume ne zbutjen e raportit te misionit te OSBE-ODIHR-it. Por kete radhe politikani konservator qe shpesh deklaron miqesine me kreun e mazhorances ka ardhur jo si vezhgues por si lobist me nje numer te madh biznesmenesh austriake. Kjo vizite koincidoi ne te njejten dite me deklaraten e Berishes ne mbledhjen e qeverise per te privatizuar edhe asetet e mbetura shteterore. Sipas njoftimit te shperndare nga zyra e shtypit e kreut te qeverise zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se Wolfgang Grossruck zhvilloi dje ne Tirane nje takim me Kryeministrin e vendit Sali Berisha. Gjate bisedes me Berishen Grossruck u ndal ne zgjedhjet e 8 majit duke i cilesuar ato si nje moment te rendesishem per demokracine e Shqiperise. Zoti Grossruck pasi falenderoi per pritjen e ngrohte dhe miqesore e uroi Kryeministrin Berisha per fitoren e Partise Demokratike dhe te koalicionit qe ai drejton ne zgjedhjet 8 majit ne vecanti per fitoren e koalicionit Aleanca per Qytetarin e kandidatit te tij zotit Lulzim Basha ne Bashkine e Tiranes duke u shprehur njekohesisht se keto zgjedhje kane qene nje moment i rendesishem per demokracine ne Shqiperi thuhet ne nje deklarate te Kryeministrise. Ne takim merrnin pjese dhe biznesmene austriake te interesuar per investime ne Shqiperi. Zoti Grossruck mban postin e zv.kreut te Asamblese Parlamentare te OSBE-se qe eshte nje dege e rendesishme e kesaj organizate pjese e se ciles eshte edhe ODIHR i cili do te shperndaje pas 4 javesh raportin perfundimtar per zgjedhjet e 8 majit. Nga raportet paraprake pritet qe dokumenti i fundit te jete edhe me i ashper. Por burime diplomatike theksojne ne ne miratimin final te tij ndikojne edhe qarqet politike apo sic quhen ndryshe lobistet.