E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza Ligjore per ABC News Roshi jo shtatzeni te stimuluar

Drejtori i Institutit të Ekspertizës Ligjore, Besim Ymaj në një intervistë për “ABC News” tregon rezultatin e ekspertizës mjeko-ligjore për rastin e Griselda Roshit, çështje e cila mbërriti sot pranë këtij institucionit.

Sipas drejtorit Ymja, në konkluzion të ekspertizës doli se zonja Roshi nuk kishte qenë shtatzëne dhe nuk i ishte nënshtruar një shtatzanie të stimuluar.

Griselda Roshi, bashkëshortja e kryetarit të sapozgjedhur të bashkisë së Kavajës, sipas tij, nuk i është nënshtruar një shtatzënie të stimuluar.

Aktualisht, ekspertiza ligjore është duke përpiluar një raport final, për t’ia përcjellë Prokurorisë.

Dy ditë më parë, zonja Roshi deklaroi se ishte rrëmbyer dhe stimuluar të kryente shtatzani të detyruar, duke pretenduar se ishte shtatëzë në muajin e fundit.

Në fakt, sipas burimeve konfidenciale gruaja nën një gjendje anormale psikologjike, ka trilluar shtatzaninë duke e bërë atë që të dukej e vërtetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›