KQZ do ti kerkoje Prokurorise hetim mbi grupin e numerimit te Belshit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i kërkojë Prokurorisë të ndjekë penalisht grupin e numërimit të votave të kutisë për Këshillin e Bashkisë Belsh, në qendrën e votimit 2563.
Gjatë verifikimit dhe numërimit, të bërë në bazë të kërkesës ankimore të Partisë Bashkimi Demokrat, KQZ zbuloi falsifikimin e rezultateve në tabelën e numërimit për këtë kuti.
Në tabelën e përpiluar nga katër numëruesit, Bashkimi Demokrat nuk kishte marrë asnjë votë.
Por, pas ndërhyrjes ligjore të kryer nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultoi se kjo forcё politike kishte 128 vota, Partia Socialiste 54 nga 150 vota dhe Partia Demokratike 33 vota nga 96 vota.
KQZ miratoi ribёrjen e tabelёs dhe reflektimin e ndryshimit nё tabelёn e rezultatit.
Mё herёt, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar shpërndarjen e mandateve pёr disa kёshilltarё tё Bashkive dhe komunave.
Në Bashkinë Fier, koalicioni “Aleanca pёr tё Ardhmen”, ka marrё 19 mandate, ndërsa koalicioni “Aleanca pёr Qytetarin” ka marrë 16 mandate.
Mandatet për Bashkinë Patos janë ndarë: 13 për kualicioni “Aleanca pёr Qytetarin” dhe 12 për kualicionin “Aleanca pёr tё Ardhmen”.
Për Bashkinë Krujë, koalicioni “Aleanca pёr Qytetarin” ka marrë 10 mandate dhe koalicioni “Aleanca pёr tё Ardhmen”, 7 mandate.