E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 11-vjeçarit, ekspertiza e 2-të mjeko-ligjore: Nuk u përdor dantroleni

11-vjecari-i-operuarTiranë- Pas disa muajsh nga vdekja e 11-vjeçarit Denisd Alimadhi, ekspertiza e dytë mjeko-ligjore ka përcaktuar si shkak mungesën mjekimit me dantrolen, medikament ky i cili shërben për trajtmin e hipertermisë malinje.

Duke mbështetur përfundimet e ekspertizës së parë, e cila konkludoi se dantroleni është i vetmi antidot për krizën e hipertermisë malinje.

Në rastin e Denisit,i cili ndëroi jetë në muajin nëntor të vitit të kaluar, mjekët shqiptarë nuk e përdorën për të kuruar djalin që vuajti nga hipertemia malinje.

Dantroleni nuk është i disponueshëm në shumë institucione në vendet e Europës Lindore dhe në shumë rajone në botë për shkak të çmimit të lartë të tij. Kjoi bën që në këto zona të rritet rreziku i vdekjeve nga hipertermia malinje.

Denis Almadhi iu nënshtrua një operacioni në qepallat e syrit, në nëntor të 2012-ës, nga i cili nuk djali nuk doli i gjallë. Në ndërhyrje asistuan edhe mjekë të huaj. Familjarët fillimisht denoncuan personelin mjekësor, pasi dyshohen se janë treguar të pakujdesshëm gjatë operacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›