E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, jetimi 13-vjeçar 3 ditëi humbur, alarmohet policia

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/I humbur, Mariglen Çeliku TIRANË - Është zhdukur një fëmijë i jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë. Pikërisht që prej datës 17 qershor rezulton i larguar nga shtëpia e fëmijës, Mariglen Çeliku, 13 vjeç, nga Librazhdi. Denoncimi është bërë nga stafi i jetimores, ndërkohë që policia gjendet në alarm për gjetjen e fëmijës, i cili është larguar edhe herë të tjera. Prej disa ditësh kërkime nuk ka ende asnjë rezultat. Ekzistojnë dyshimet se fëmija mund të jetë rrëmbyer.

Mariglen Çelikut një vit më parë njerku i vrau të ëmën, në masakrën e bujshme të Orikumit. Tashmë uniformat blu kanë nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e tij dhe po merret në pyetje stafi i jetimores. Ky është me shpresë se Marigleni mund të kthehet nga çasti në çast, pasi sipas tyre "nuk është hera e parë që ai largohet'. Sipas stafit, "13-vjeçari shprehej se nuk qëndronte dot në ambientet e mbyllura".  Ndërkohë një foto e fëmijës është vendosur në të gjitha pikat kufitare. Ndërsa policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion. Ajo u bën thirrje qytetarëve, se kush e ka parë fëmijën të telefonojë në nr.129. Brenda pak ditësh ky është rasti i dytë i humbjes së fëmijëve. Rasti tjetër është shënuar në Korçë, ku ka humbur një fëmijë 17 vjeç.

MARINGLENI, JETIMI I TRAGJEDISË SË ORIKUMIT
Maringleni është i biri i Manushaqe Çelikut, 34 vjeçe, viktimës së vrarë me sëpatë nga bashkëshorti i saj, në Orikum të Vlorës në 10 dhjetor 2012. Shpëtim Çeliku e vrau bashkëshorten me sëpatë në muajin e gjashtë të shtatzanisë dhe fjeti me të dy ditë pas masakrës. Ngjarje kjo, e cila tronditi mbarë opinionin shqiptar. Pas kësaj, Maringleni u dërgua në jetimoren ‘Zyber Hallulli” në Tiranë, ndërsa dy motrat e tij në fshatin SOS po në Tiranë.

ARRATITË E TJERA TË MARINGLENIT
Shpëtimi ishte njerku i Mariglenit, dhe siç tregon ky i fundit në një rrëfim të tij për mediat pas ngjarjes, "njerku ushtronte dhunë sistematike ndaj tij duke e detyruar të largohej nga shtëpia pak muaj para se të ndodhte ngjarja e rëndë". Në ikjet e tij të mëparshme nga shtëpia e fëmijë "Zyber Hallulli", Marigleni është parë në zonën e Kinostudios, ku ndihmohej nga banorët dhe bizneset sa për të mbajtur frymën gjallë dhe flinte poshtë shkallëve të një pallati shumëkatësh në afërsi të stacionit të autobusëve të kësaj zone. Sipas dëshmisë së për mediat, rajonet e policisë e kishin kontaktuar disa herë, por sërish e kishin lënë të lirë pa e referuar në institucionet sociale. “Dëshira ime më e madhe; të bashkohem me dy motrat e tjera”, thoshte Maringleni për motrat e sistemuara në fshatin SOS.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›