E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza e David Braun, gjykata cakton dy eksperte mjekesore

TIRANE - David Braun, i akuzuar per marredhenie homoseksuale me te mitur, do t'i nenshtrohet nje ekspertiza mjekoligjore, per te pare nese ky vuan apo jo nga Hepatiti B. Kerkesa eshte bere nga ana e avokates mbrojtese gjate seances se djeshme. Ndersa gjykata ka kerkuar pranimin e kesaj kerkese. Pas ekspertizave mjekoligjore te femijeve te abuzuar, ka rezultuar se njeri prej tyre vuante nga hepatiti B. Duke marre shkas se femija dyshohet te jete abuzuar seksualisht nga ana e te pandehurit Braun, atehere gjykata ka vendosur t'i beje nje ekspertiza mjekoligjore atij, per te pare nese ky i fundit vuan apo jo nga ky hepatit. Nga ana tjeter, nepermjet kesaj ekspertiza do te nxjerre se, nese i pandehuri vuan nga hepatiti B, kur e ka marre kete semundje dhe rrugen e saj. Pergjigjja e kesaj ekspertiza do te jepet ne seancen e radhes ne gjykate. Gjate seances se djeshme gjyqesore, i pandehuri David Braun ka sqaruar se ekzaminimi i bere nga ana e prokurorise ka pasur si synim te tij semundjen e fimozes, dhe faktimin nese ai ishte i afte seksualisht apo jo. Ndersa Braun ka bere me dije se kjo gje jo vetem qe nuk ishte vertetuar, por, sipas tij, akuza nuk i kishte vene ne dispozicion kete akt, pasi askush nuk dinte gjuhen angleze. Ndersa prokurori i ka bere me dije qe faktimi i semundjes se tij ishte zbardhur nga ana e ekspertizes, dhe jo t'i benin eksperimente. Pas deklarimit te pandehurit dhe sqarimit nga ana e prokurorit, mbrojtja ka thirrur per te deshmuar shtetasin Jak Molla. Gjate deklarimit te tij, deshmitari ka bere me dije se e ka takuar te pandehurin David Braun ne vitin 2004, i cili e kishte ndihmuar per femijen e tij qe ishte semure. Molla i ka bere me dije gjykates se kishte shkuar disa here ne qendren "Femijet e tij" ne oborrin e saj dhe nuk ishte futur asnjehere ne dhomen e te pandehurit. Madje, as femija e tij nuk kishte fjetur ne kete qender. "Te gjithe femijet qe ishin ne qender i kam pare duke luajtur ne oborr te gezuar dhe nuk kane shfaqur ndonje shqetesim", deklaroi deshmitari Molla. Sipas tij, nuk ka qene asnjehere ne dijeni te ketyre abuzimeve te kryera nga ana e Braun. R. Caushaj

Deshmitaret

Ne seancen e radhes, gjykata do te therrese per te deshmuar tre femije, te cilet kane jetuar ne kete qender per disa kohe me radhe dhe kane dijeni per ngjarjen. Ata jane te mitur dhe jane thirrur ne kete proces gjyqesor si deshmitare te mbrojtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›