Firmat e naftes, Bode kunder Rulit
Zgjerimi i depozitave te naftes dhe gazit sjell perplasje mes ministrit te Financave, Ridvan Bode dhe atij te Ekonomise, Genc Ruli. Dje, Keshilli i Ministrave mori ne shqyrtim projektvendimin per disa ndryshime ne "Percaktimin e procedurave dhe kushteve per dhenien e lejeve dhe autorizimeve per tregtimin e naftes, gazit dhe nenprodukteve te tyre", ku thuhet se kapacitetet depozituese do te rriten me 10-fish. Pikerisht ky propozim nuk eshte miratuar nga Ministria e Financave, e cila ne relacionin qe i ka derguara qeverise, thekson se miratimi i ketij projektvendimi duhet shtyre per nje afat te pacaktuar.
Ndryshimet Ne rast se qeveria do te miratoje propozimet e Ministrise se Ekonomise, atehere te gjitha kompanite qe jane pajisura me licence te kategorise A, pra kompanite e medha importuese duhet te zgjerojne aktivitetin e tyre ne 3 mije m2, ndersa depozitat duhet te jene te ndara nga njera-tjetra. Kjo do te thote nje rritje me te pakten 10-fish, pasi aktualisht ato operojne ne nje siperfaqe prej 300 m2. Nderkohe, per sa u perket kompanive qe jane te pajisura me leje tregtimi te llojit B, impiantet e depozitimit te gazit te lengezuar duhet te jene me kapacitet te instaluar, jo me pak se 500 m2. Gjithashtu rritje te siperfaqeve te depozitimit pesojne edhe kompanite qe jane te pajisura me leje te tipit C. Ne kuader te ketyre ndryshimeve, te gjithe ata subjekte qe duan te pajisen me leje per ndertimin e pikave te karburanteve ne rruget kryesore nderqytetase, duhet te marrin firmen e ministrit perkates, pra atij te transporteve dhe te ekonomise. Nderkohe, pushteti vendor ka te drejte qe te jape autorizime per ndertimin e ketyre objekteve vetem per rruget urbane dhe ato brenda vijave te verdha te qytetit. Afati perfundimtar qe kompanite te realizojne keto kritere eshte vendosur 5 vjet dhe sipas ketyre ndryshimeve, ne rast se nuk zbatohet shtrirja ne keto siperfaqe, atehere institucionet perkatese do te marrin masa ne zbatim te ligjit. Perplasja
Ministria e Ekonomise i ka argumentuar keto ndryshime me mosrespektimin nga ana e subjekteve te kriterit per mbajtjen e rezerves se sigurise per karburantet dhe gazin. Ne relacionin shoqerues te projektvendimit thuhet se pas kontrollove te ushtruara ka rezultuar se shume prej kompanive nuk kane respektuar plotesisht ose pjeserisht kete detyrim ligjor pavaresisht aplikimit te sanksioneve. "Kjo situate mund te kete lidhje edhe me kapacitetin minimal depozitues relativisht mjaft te ulet, per te cilat keto shoqeri jane licencuar". Por ndryshe nga ky argumentim mendon Ministria e Financave. Sipas saj rritja e ndjeshme e kapacitetit minimal depozitues qe percakton projektvendimi nuk eshte argumentuar mjaftueshem, madje sipas tyre kjo mase mund te kete impakt negative mbi konkurrencen e lire ne kete treg. Duke iu referuar nje urdhri per ngritjen e nje grupi pune nderinstitucional per vleresimin e situates, MF-ja propozon qe ky projektvendim te shtyhet, derisa te dalin rezultatet e ketij studimi ne menyre qe te evidentohen qarte problemet.