E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Matriks 4", rimerren ne pyetje 12 te pandehurit

Tirane - Prokuroria e Tiranes ka rindertuar dhe nje here skemen e vjedhjes se bankave nepermjet kartave te kreditit. Sipas burimeve nga prokuroria, 12 te pandehurit jane rimarre ne pyetje, ku kane treguar edhe menyren e funksionimit te ketij grupi. Sipas burimeve, nje nga personat, qe ka treguar ngjarjen, ka qene dhe i cilesuari si kreu i grupit, 19-vjecari Endrit Gjergjani, i cili ka treguar te gjitha ngjarjen. Burimet kane bere me dije se te pandehurit kane pranuar autoresine e veprimtarise se tyre dhe pozicionin e secilit ne kete grup. Ndersa hetimet e metejshme te prokurorise do te vazhdojne me bashkepunimet per kapjen e dy bashkepunetoreve te huaj, te cilet dyshohet te jene dhe truri i ketyre vjedhjeve. Te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Matriks 4". Sipas hetimeve, ata kane klonuar kartat e kreditit Viza dhe Mastercard me informacionet e personalizuara te personave te trete, kane mundur te sigurojne ne menyre te paligjshme kryerjen e nje sere transaksionesh financiare, ku perfshihet nje vlere shume e konsiderueshme te hollash. Nga hetimet ka rezultuar se te pandehurit i blinin kartat e bardha ne Mal te Zi dhe me pas i plotesonin me te dhena ne vendin tone, te cilat i perdorin me pas per terheqje lekesh nga bankomatet. Te gjitha transfertat beheshin ne perputhej te te dhenave te kartes se klonuar me bankomatin ne te cilin futej. R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›