E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertiza e Metes Video-pergjimi montazh. U porosit nga Edi Rama

TIRANE- Ish- Zv.kryeministri Ilir Meta akuzoi edhe njehere kreun e opozites Edi Rama si autor te video-skandalit publikuar rreth nje muaj me pare ne Fiks Fare. Gjate nje konference per shtyp Meta i shoqeruar dhe nga avokati Petrit Serjani bene publike konkluzionet sipas tyre te bere nga eksperte ne lidhje me videon.

Avokati i Metes tha se nga ekspertiza eshte konkluduar

Ne sekuencat ku shfaqen dy persona kostatojme montime me ze dhe figure
Ka perseritje disa heret te bisedave.
Per shkak te nderhyrjeve ne video dhe manipulimeve nuk qartesohet konteksti i bisedes.
Midis transkriptit dhe permbajtjes vizive ka mosperputhje

Me tej Meta tha se ekspertiza detajet e se ciles do te behen publike ne vazhdim tregon qarte dhe konfirmon deklarimet e mia te bera vetem nje dite pas publikimit te videos se ishte nje montim i porositur nga Edi Rama

Ka mosperputhje midis degjimit dhe titrave duke patur fshirje te shumta te bisedes te cilat kane qene te qellimshme per te prodhuar nje efekt emocional ndaj teleshikuesit- tha Meta

Ai apeloi per pershpejtim te hetimeve nga ana e Prokurorise ndersa shtoi se eshte i hapur ndaj kesaj te fundit.



Nderkohe sot pas daljes nga ambientet e Prokurorise Dritan Prifti iu pergjigj pyetjeve te gazetareve ne lidhje me deshmite e tij ne kete institucion per ceshtjen e video-skandalit ku protagonist shfaqet ish-zv.kryeministri Meta. Prifti tha se kishte dhene deshmi ne lidhje me videon e skandalit dhe u shpreh i kenaqur per faktin se kishte konstatuar se hetimet per kete ceshtje jane marre seriozisht.

Gjithashtu Prifti nenvizoi faktin se nga ekspertiza kishte kuptuar se videoja kishte rezultuar e paster dhe pa montazh ndryshe nga sa eshte pretenduar nga vete Meta dhe anetare te tjere te mazhorances ne kohen e publikimit te saj. Nuk kishte dyshim nga prokuroret ne lidhje me vertetesine e videos tha Prifti.

Gjithashtu sipas tij edhe Meta ishte paraqitur para prokuroreve dhe ka dhene sqarime ne lidhje me videon por Prifti nuk beri te ditur me shume duke perfunduar se sekretet e hetimit nuk duhet te preken.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›