E Shtunë, 31 Tetor 2026

Urdhri te riatdhesohen emigrantet ilegale

Te gjithe emigrantet e paligjshem qe ndodhen ne Greqi do te riatdhesohen ne vendet e tyre te origjines - keshtu nje dite me pare deklaroi ministri i Mbrojtjes se Qytetareve Kristos Paputsis. Lajmi eshte bere i ditur ne mediat lokale greke sipas te cilave ministri Paputsis sqaroi se numri i madh i emigranteve te paligjshem duhet te largohet nga Greqia vullnetarisht ose ne menyre te detyruar. Sipas tij Vendi nuk ka mundesi te perballoje gjithe kete numer te madh emigrantesh. Ne do donim ti ndihmonim ata e te shpetonim boten por kjo eshte jashte mundesive tona. Gjithashtu te gjithe personat qe kapen pa dokumente do te deportohen me detyrim ose do tiu kerkohet ta bejne kete vullnetarisht. Nderkohe qe ministri grek i Rendit ka sqaruar se ata qe kane leje pune dhe qendrimi kane te drejte te qendrojne. Nese ndodh kjo e fundit personi do te siguroje nje subvencion nga shteti. Nga zbatimi i ketij vendimi preken edhe mjaft shqiptare te cilet kane hyre dhe jetojne ne menyre klandestine ne Greqi. Sipas shifrave te fundit qe ka publikuar Ministria e Rendit ne Greqi per vitin 2010 jane 50 175 shqiptare qe kane hyre klandestine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›