Greqia jep OK per emigrantet shqiptare
Mijera emigrante shqiptare te cilet muajt e fundit ndodheshin ne nje situate pasigurie per shkak te refuzimit per rinovimin e lejes se qendrimit tashme mund te flene te qete pasi qeveria greke po pergatit paketen e masave ne ndihme te kesaj kategorie emigrantesh. Ne nje mbledhje te drejtuar nga Kryeministri grek Jorgos Papandreu pasditen e djeshme eshte vendosur qe brenda dhjete diteve te ardhshme do te hyje ne fuqi nje pakete masash ne favor te emigranteve. Lajmi eshte publikuar nje dite me pare ne agjencine zyrtare te lajmeve ANA ku sipas se ciles Kryeministri ka porositur ministrin e brendshem dhe ate te punes qe brenda dhjete diteve ti paraqesin nje pakete masash qe do te hyje menjehere ne fuqi. Nderkohe ne sitin e lajmeve greke theksohet se burime qeveritare kane thene se masat do te zbatohen vetem per emigrantet qe ndodhen prej vitesh ne Greqi dhe kane pasur status te ligjshem e jo per emigrantet e paligjshem qe kane hyre ne vend pas zbatimit te vales se fundit te legalizimit ne vitin 2005. Mesohet se mbledhja kishte me teper karakter keshillimor mbi propozimet e paraqitura ku dominon ai per reduktimin e numrit te diteve te sigurimeve shoqerore. Deri me tani qe nje emigrant te rinovoje lejen dyvjecare te qendrimit i nevojiten rreth 200 dite sigurimi. Ne kushtet e krizes se thelle qe ka perfshire prej dy vjetesh Greqine ata kane humbur vendet e punes apo u eshte reduktuar ndjeshem orari me rezultat te mos plotesojne as numrin e detyrueshem te siguracioneve por as te ardhurat e domosdoshme per bashkimin familjar. Kjo ka sjelle si pasoje qe ata te mos rinovojne dot lejen e qendrimit ndersa ne zbatim te legjislacionit u eshte derguar nje leter qe i njofton se duhet te largohen brenda nje muaji nga Greqia.