Makina bie ne perrua humb jeten 26-vjecari
Nje 26-vjecar ka humbur jeten gjate nje aksidenti automobilistik pasi automjeti qe drejtonte ka dale nga rruga duke rene ne nje perrua. Lajmi eshte konfirmuar dje nga burime zyrtare te policise se Gjirokastres sipas te cilave rreth ores 0100 te mengjesit te djeshem ne Sallen Operative te Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster ka ardhur nje telefonate se ne vendin e quajtur ish-Pularia poshte fshatit Lazarat nje automjet ka dale nga rruga dhe drejtuesi i automjetit eshte demtuar rende. Nderkohe sipas zedhenesit te Drejtorise se Policise se qytetit jugor Genti Mullai mesohet se ne vendngjarje kane shkuar Patrulla e Pergjithshme Patrulla e Qarkullimit Rrugor si dhe autoambulanca e Spitalit Rajonal Gjirokaster. Sipas policise pas hetimeve paraprake te bera eshte konstatuar se ne aksin rrugor rural Kordhoce ndash fshati Lazarat ne vendin e quajtur ish-Pularia automjeti tip BMV me targa greke INN 2451 me drejtues mjeti Bashkim Cavanin 26 vjec lindur dhe banues ne LibohovendashGjirokaster qe udhetonte nga fshati Lazarat ne drejtim te Libohoves ka dale nga rruga duke rene nga ura ne nje perrua ku per pasoje drejtuesi i automjetit eshte demtuar rende. Policia tha se menjehere eshte transportuar per ne Spitalin Rajonal Gjirokaster ku pas disa oresh me gjithe ndihmen mjekesore te dhene rreth ores 0330 26-vjecari ka humbur jeten si pasoje e plageve te renda. Nderkohe mesohet se grupi hetimor per shkak te ndricimit te kufizuar veprimet i ka nderprere duke ruajtur vendin e ngjarjes me punonjes policie dhe i ka rifilluar ne kushtet e ndricimit te plote pasi ka zbardhur dita. Sipas te dhenave te deritanishme te policise se Gjirokastres mesohet se nga keqyrja e automjetit dhe nga veprimet e para procedurale grupi hetimor ka konstatuar se shkaku i daljes nga rruga ishte Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor.