E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertizat e armëve drejt përfundimit


TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila po heton dosjen e Dritan Dajtit për vrasjen e katër agjentëve të policisë, prej disa ditësh ndodhen në pritje të akt-ekspertimeve balistike dhe krahasuese të gëzhojave dhe pistoletave të përdorura nga i shumë kërkuari. Këto ekspertime, sipas akuzës, do të zbardhin enigmën e dyshimeve që Dajti mund ta ketë përdorur të njëjtën armë edhe në krimet e tjera, që dyshohet e mund të ketë qenë autor i dënuari tashmë me 25 vjet burg, që për arrestimin e tij u vranë katër agjentë policie. Sipas tyre, pritet që në ditët në vazhdim të vijnë akt-ekspertimet e gëzhojave të gjetura në vend ngjarje dhe pistoletave të sekuestruara që janë përdorur nga Dajti pasditen e 7 gushtit 2009 në Durrës. Gjithashtu, pritet edhe zbardhja e ekspertimit krahasues të gëzhojave që janë gjetur në vendngjarje që mund të jenë qitur nga e njëjta armë edhe në rastet e tjera.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›