E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret në burgun e Peqinit 27 vjeçari nga Elbasani

PEQIN - Një i burgosur është vetëvarur në burgun e Peqinit në mesnatë. 27 vjeçari u gjet i vdekur në qelinë e burgut të sigurisë së lartë ku ai vuante dënimin me 25 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes.

"I dënuari Artan Halili u gjet i vetëvarur me çarçaf tek dritarja e qelisë, rreth orës 00:20 të ditës së sotme", thanë burime zyrtare të policisë lokale, të cilat nënvizuan se grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Sipas policisë, Artan Halili, lindur në fshatin Kryezjarth dhe me banim në lagjen "11 Nëntori" në qytetin e Elbasanit, vrau katër vite më parë, për motive xhelozie, bashkëshorten e tij Antoneta Halili.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›