Ekstradohet nga Milano, për sulm me armë ndaj 3 të rinjve në Tiranë

Tiranë, 17 gusht NOA - Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi sot nga Milano e Italisë, drejt Shqipërisë, një shqiptar të akuzuar për sulm të armatosur.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit, i thanë agjencisë së lajmeve NOA se mbërriti në pranga sot në mesditë, 36-vjeçari Armand Dibra, lindur dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.262, datë 27 prill 2009, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.800, datë 05.06.2008 të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe deklarimin e tij fajtor e dënimin me 13 vjet heqje lirie për veprën penale të Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, - detajoi policia.
Ngjarja për të cilën Armand Dibra është deklaruar fajtor ka ndodhur në datën 11 prill 1997, rreth orës 13:20, në vendin e quajtur Oxhaku, në Tiranë.
Pas një grindjeje banale, Armand Dibra ka qëlluar me breshëri, me një armë automatike në drejtim të automjetit ku ndodheshin të rinjtë nga Tirana, Arjan H., Sabaudin H. dhe Juljan P..
Policia e Shtetit tha se Dibra është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 06 shkurt 2009, në Itali.
Ekstradimi i tij u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Romës, tha Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
/e.l/k.k/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")