Eksploziv banesës së vjehrrit të K. Spahiut

Shpërthim në banesën e vjehrrit të nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shpërthimi ndodhi në lagjen Nr. 12 të Durrësit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Eksplozivi u vendos në derën e apartamentit të shtetasit Ramazan Gjuzi.