E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë para bashkisë kundër dhunës ndaj grave

Rrjeti i Shoqatave Kundër Dhunës në Familje ka zhvilluar një protestë para Bashkisë së Tiranës për t'i thënë ndal dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje.
"Jemi sot këtu për t'i thënë stop dhunës në familje, stop dhunës ndaj grave dhe vajzave", thë përfaqësuesja e këtij rrjeti shoqatash. Në emër të shoqatave, përfaqësuesja sulmoi kreun e PS-së dhe kreun e Bashkisë, Edi Rama se dhunon familjen. " Rama ti dhunon familjen. Rama nuk e njeh familjen. Rama ti nuk je modeli ynë", u shpreh ajo.
Gjatë protestës u bë thirrje që asnjë grua të mos heshtë, pavarësisht kush është dhunuesi, u bë apel për t'i thënë stop dhunës ndaj grave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›