E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli i ministrave në BE do miratojë heqjen e vizave për Bosnjen, Malin e Zi dhe Serbinë

Këshilli i Ministrave për punë të brendshme dhe drejtësi i vendeve anëtare të BE-së, të hënën në Bruksel do të miratojë vendimin përfundimtar për heqjen e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Në tryezën e negociatave është përcaktuar që 19 dhjetori të jetë data kur duhet të ndodhë heqja e barrierës për të lëvizur përfundimisht drejt vendeve anëtare të BE-së. Vendimi që Maqedonia të transferohet në vendet e "Shengenit të bardhë" duhet të miratohet me shumicë votash, dhe saktësisht me 2/3 e votave të vendeve anëtare, ndërsa menjëherë më pas lajmi do të kumtohet nëpërmjet një konference të organizuar për mediat dhe opinionin e gjerë. sipas agjencisë se lajmeve INA, në tekstin e vendimit që duhet të miratohet, do të përcaktohet se vetëm qytetarët me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së. Heqja e vizave do t'i mundësojë qytetarëve të Maqedonisë që të udhëtojnë në 25 nga 27 vende anëtare të BE-së, duke përjashtuar Britaninë e Madhe dhe Irlandën. Por nga ana tjetër, pa viza do të udhëtohet edhe në Norvegji, Zvicër dhe Islandë. Ndërkohë në bazë të një protokolli të nënshkruar nga Greqia dhe Komisioni Europian, qytetarët e Maqedonisë do të mund të udhëtojnë pa viza në Greqi. Lajmi është bërë public nga burime diplomatike greke për mediat në Shkup, ku ndër të tjera theksohet se parafimi i këtij protokolli parashikon që qytetarët e Maqedonisë nga 30 nëntori mund të udhëtojnë pa viza. Një vendim të tillë e ka formalizuar dhe miratuar edhe Bullgaria, ku po ashtu pritet të udhëtohet pa viza që nga 1 dhjetori.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›