E Hënë, 2 Nëntor 2026

Eksploziv në Nju Jork. Bloomberg: U shmang një tragjedi

Frikë në Nju Jork. Zemra e qytetit të 11 shtatorit, Times Square, u evakuua mbrëmjen e djeshme pasi u ndalua një automjet i cili transportonte materiale eksplozive. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, deklaroi se evakuimi i Times Square dhe neutralizimi i mjetit shpërthyes, edhe pse ky i fundit ishte artizanal, evitoi ndoshta një ngjarje të dhimbshme.

Gjithcka nisi rreth rreth orës 18: 30 sipas orës lokale, kur policia dhe zjarrfikësit u njoftuan se nga një makinë e parkuar në rrugën e 45-të po dilte tym. Gjatë kontrollit te automjetit u gjet një pako postare, e vendosur në sediljen e pasme të makinës, brenda së cilës gjendej benzinë, propan dhe barut.

Makina me targa të Konektikatit u izolua, ndërsa personi që gjendej në timon mundi të largohej, shkruan Nju Jork Times. Burime federale thonë se nuk bëhet fjalë për akt terrorist, por megjithatë policia evakuoi sheshin dhe bëri kontrolle për gjetjen e mjeteve te tjera shpërthyese.

Ky është alarmi i dytë në pak muaj në Times Square. Në dhjetor të vitit të kaluar sheshi u bllokua për më shumë se dy orë ndërsa policia po kryente kontroll në një furgon i cili kishte ngjallur dyshime, edhe pse në fund rezultoi se ai transportonte veshje.

Presidenti Obama përgëzoi policinë e Nju Jorkut për ndërhyrjen e shpejtë.

Elona Mamushi
Azhornuar së fundi ( e diel , 02 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›