E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e tretë e grevës, Rama: Deputetët e përkeqësuar, i ndërrojmë

Dita e trete e protestes se socialisteve para kryeministrise kulmoi me nje tubim te organizuar rreth ores 18. Kryesocialisti Edi Rama shprehu vendosmerine e grevisteve per te vazhduar deri ne hapjen e kutive. Nese nje grevist do te detyrohet te dale 5 te tjere do te hyjne tha Rama.

"Pregatituni per te rezistuar, sepse beteja jone mund te jete e shkurter ne rast se Sali Berisha do te reflektoje shpejt, po mund te jete dhe e gjate, ne rast se reflektimi do te vonoje. Dhe ne kete greve urie te vertete, gjithcka mund te ndodhe me ata qe jane brenda, jo vetem asnje krevat nuk do te mbetet bosh, por nje do te dali, pese do te hyjne", tha Edi Rama, kryetar i PS-se.

Ne fjalen e tij kryesocialisti Edi Rama i beri thirrje policise dhe ne vecanti forcave speciale te mos shperdorojne detyren. Me mire do te ishte ta dorezojne detyren tha Rama

"Forcat speciale jane per te luftuar krimin, per tu marr me ata qe kercenojne sigurine e jetes se qytetareve dhe jo me ata qe perfaqesojne aspiratat dhe shpresat e qytetareve, me deputetet dhe mbeshtetesit e tyre. Kam besim se kurre nuk do te hyjne ne kete aventure, dhe me mire dorezoheni detyren se sa ta shperdoroni ate sepse jeta eshte shume e gjate, dhe une ju uroj jete te gjate te gjithve ju", vijoi Rama. Rama hodhi poshte akuzat se protestuesit kane djegur flamurin e NATO-s, duke e quajtur kete nje manipulim.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›