E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eksportet bujqësore rritje gjatë tetorit, arrijnë mbi 31.3 mijë tonë

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Eksportet bujqësore vijojnë trendin në rritje të qëndrueshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit tetor të këtij viti arritën sasinë 31.300.77 tonë.

Krahasuar me një vit më parë, eksportet bujqësore shënuan rritje në sasi me +3.98 %.

Vitet e fundit produktet bujqësore Made in Albania po konsolidojnë praninë e tyre në  tregjet e huaja.

Shifrat në trend pozitiv tregojnë rritje të cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend, ndërsa skemat e mbështetjes kanë nxitur fermerët të shtojnë investimet në prodhim dhe teknologji.

Sipas MBZHR-së, gjatë tetorit, vlera e eksporteve bujqësore shënoi shifrën e 4.49 miliardë lekëve. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›