Eksportet gjatë prillit arrijnë në 100 milionë euro
Eksportet në muajin në muajin prill shënojnë një vlerë 14 miliardë lekë, ose plot 100 milionë euro. Sipas INSTAT, eksportet u rritën me gati 13 për qind, në krahasim me prillin e vitit 2010, por shënuan një ulje me 16 për qind, me marsin e këtij viti. Ndërsa u importuan 45,6 miliardë lekë mallra, me rritje 6.3 për qind, në krahasim me mars 2011 dhe rritje 19.5 për qind në krahasim me prill 2010. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 31,491 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 21 për qind, krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 22.4 për qind, krahasuar me prill 2010. Tregtia me vendet e BE është 69.5 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë, eksporti është 61.4 për qind dhe importi 28.9 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 5.6 për qind dhe importi 10.8 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë, me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë për eksportin, Itali, Kosovë, Maqedoni, Rusi, SHBA, etj, dhe për importin, Austri, Greqi, Itali, Kosovë, Spanjë, etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: Eksporti i grupit “Produkte kimike dhe plastike” u rrit 28.6 për qind, “Ushqime, pije, duhan” u rrit 12.8 për qind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 1.4 për qind, etj. Importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u ul 26.2 për qind, etj. Importi i grupit “Prodhime druri dhe letre” u rrit 27.8 për qind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 17.5 për qind, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 15.8 për qind, etj. Eksporti i grupit “Ushqime, pije, duhan” u ul 8.2 për qind, etj. Në prill 2011, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 5,853 mln lekë, duke zënë 12.8 për qind ndaj totalit të importit. Krahasuar me mars 2011, importi i mallrave me akcizë ka pasur rritje prej 26.7 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave të importuara, 77.5 për qind, e zënë nënproduktet e naftës.