E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksportet gjermane pësojnë rritje të shpejtë

Eksportet gjermane po rriten me shpejtësinë më të madhe në afro tre vjet, duke zgjuar shpresat se ekonomia më e madhe e Evropës po del nga recesioni.

Një raport qeveritar i publikuar sot tregonte se eksportet u rritën 7 përqind në qershor, krahasuar me një muaj më parë. Lajmi vjen pas një raporti tjetër pozitiv dje që tregonte se porositë e huaja në fabrikat gjermane u rritën në qershor si rezultat i kërkesave të fuqishme nga jashtë.

Çdo shenjë pozitive për ekonominë e vendit është e mirëpritur nga kancelarja Angela Merkel e cila kërkon të mbajë postin për një mandat të dytë pas zgjedhjeve kombëtare këtë vit. Zyrtarët gjermanë kanë parashikuar se ekonomia do të tkurret me 6 për qind këtë vit. //kh//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›