E Diel, 1 Nëntor 2026

“Të hetohet menjëherë nga Prokuroria kjo veprimtari kriminale e rrezikshme”

LSI, ngushëllime familjarëve të policëve

TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur ngushëllime për familjarët e policëve të vrarë në krye të detyrës duke shprehur mbështetje të plotë për Policinë e Shtetit e duke kërkuar dënimin maksimal për autorin e vrasjes.
“Lëvizja Socialiste për Integrim shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen e ndodhur sot ku humbën jetën e katër punonjës të Policisë së Shtetit. LSI bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe te sinqerta për humbjen e jetëve të familjarëve të tyre”, thuhet në deklaratën për shtyp të LSI.
Në vijim, LSI shpreh mbështetjen e saj pa ekuivok për Policinë e Shtetit në përmbushjen e misionit të tyre për të luftuar krimin.
“LSI duke u solidarizuar me familjarët e viktimave, kolegët e të rëndëve, shpreh mbështetjen e saj pa ekuivok për Policinë e Shtetit në përmbushjen e misionit të tyre për të luftuar krimin e organizuar si dhe kërkojmë dënimin maksimal për kriminelët”.
Gjithashtu, Lëvizja Socialiste për Integrim, i bëri thirrje strukturave përgjegjëse, për hetim të thelluar dhe të shpejtë.
“Duke shprehur dhimbjen tonë të madhe për këtë tragjedi , LSI kërkon hetim të thelluar dhe të shpejtë nga ana e Prokurorisë së kësaj veprimtarie kriminale shumë të rrezikshme”, thuhet më tej në deklaratën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›