Shqipëri: Vriten katër policë gjatë shkëmbimit të zjarrit
Dritan Dajti
Në Shqipëri katër punonjës të forcave speciale të policisë mbetën sot të vrarë në përpjekje për arrestimin e Dritan Dajtit, një prej personave më të kërkuar të viteve të fundit.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit në një nga zonat e plazhit të Durrësit është vrarë edhe një person që shoqërohej me Dajtin, ndërsa sipas burimeve lokale ka patur edhe dy të plagosur, që mendohet se mund të kenë qenë kalimtarë të rastit.
Vetë Dajti është plagosur dhe është në gjendje të rëndë.