E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shpall “Dëshmorë të Atdheut” 4 martirët e rënë në krye të detyrës

Kryeministri Sali Berisha ngushëllon familjet e të vrarëve. Sot, ditë zie, flamuri në gjysmë shtizë në kujtim të veprës së policëve

TIRANE - Qeveria shqiptare shpall “Dëshmorë të Atdheut”, 4 oficerët e forcave të rendit, të rënë dje në krye të detyrës, gjatë një operacioni special për kapjen e një kryekrimineli të shumëkërkuar prej vitesh.
Gjatë një deklarate për shtyp, kryeministri Sali Berisha shprehu iu familjeve të të rënëve, solidaritetin e qeverisë që drejton dhe njëherazi vlerësoi me nderim të thellë veprën e tyre në shërbim të kombit.
Kreu i qeverisë e cilësoi ditën e djeshme si e premtja e zezë. Kryeministri i shpalli 4 efektivat e policisë “Dëshmorë të Atdheut” dhe njoftoi se dita e sotme do të jetë ditë zie, ndërsa në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje.
“Fatos Xhani, komandant në Forcat e posaçme kundër krimit të organizuar, kryeinspektor, Çlirim Feskaj, kryeinspektor Siamir Duçkollari, kryeinspektor Altin Dizdari me një denjësi superlative me forcat e posaçme të njësisë operative në forcat e posaçme të Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtues Fatos Haxhi Xhani, kryeinspektor Çlirim Feskaj, kryeinspektor Saimir Islam Duçkollari, kryeinspektor Altin Idriz Dizdari ranë në krye të detyrës me një operacion që ata ndërmorën për të kapur kriminelin më të kërkuar dhe më të rrezikshëm të kanaleve të krimit shqiptar Dritan Dajtin dhe bandën e tij. Sot familjet e Fatos Xhanit, Kastriot Feskaj, Saimir Duçkollarit dhe Altin Dizdarit, fëmijët e tyre të vegjël, bashkëshortët, prindërit, familjarët e të tjerë, miqtë e tyre janë në zi të thellë për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur. Forcat e rendit kanë humbur oficerët më trimat të tyre, kombi shqiptar shërbëtorët e vet më të përkushtuar”, u shpreh kryeministri.
Duke shprehur dhimbjen e thellë, solidaritetin e madh, për fëmijët, bashkëshortët, familjarët dhe të gjithë anëtarët e forcave të rendit, kryeministri informoi se “qeveria ka vendosur që drejtues Fatos Haxhi Xhani, kryeinspektor, Saimir Islam Duçkollari, kryeinspektor Altin Idriz Dizdari, kryeinspektor Çlirim Feskaj në përputhje me procedurat ligjore të shpallen “Dëshmorë të Atdheut” dhe dita e nesërme në nderim të kujtimit dhe veprës, trimërisë, heroizmit dhe sakrificës së tyre sublime të shpallet ditë zie”. Kryeministri Berisha theksoi se “në të gjitha institucionet kombëtare flamujt do të ngrihen në gjysmë shtizë, në orën 12 në nderim të katër dëshmorëve të atdheut të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje. “Homazhet zyrtare për të nderuar të rënët  e policisë së shtetit do të bëhen në Pallatin e Kongreseve ndërsa varrimi i tyre do të bëhet në varrezat e dëshmorëve”, deklaroi Berisha.

Vrasja në Durrës, reagon edhe Ambasadori italian D’Elia

“Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër krimit”
 
TIRANE - Ambasadori italian në Tiranë, Saba D’Elia ka shprehur ngushëllime për familjarët e policëve të vrarë dje në krye të detyrës. Në një reagim disa orë pas ngjarjes së rëndë, Ambasadori italian vlerësoi angazhimin e policisë për kapjen e autorit të vrasjes, të shumëkërkuarit, Dritan Dajti. D’Elia u shpreh se “Policia tregoi vullnetin në luftën kundër krimit. Mbështesim Shqipërinë në këtë luftë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›