E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksportet rritje me mbi 15

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka vlerësuar rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore dhe blegtorale  si tregues të eficencës së mekanizmave që qeveria shqiptare ka vënë në funksion të zhvillimit të bujqësisë. Nga Fieri, Ruli tha se eksportet janë rritur me mbi 15 % në këtë 6 mujor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa me interes është fakti se janë produktet blegtorale dhe të përpunuara ato që po gjejnë treg në vende europiane. 
Një faktor tjetër që pritet të garantojë rritjen e mëtejshme të eksporteve sipas ministrit Ruli janë kooperimet e përbashkëta të fermerëve të cilat ashtu sikurse u shpreh ministri janë ende në fazën e ''inkubatorit''. Kooperativat bujqësore, tha Ruli, do të mbështeten fuqishëm nga qeveria me subvencione për të nxitur krijimin dhe zhvillimin e tyre. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›