E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksportuesit: Prodhimet tona, konkurruese ne tregjet e huaja

Rritja gjithmone e me shume e niveleve te eksporteve te prodhimeve “Made in Albania”, eshte shprehje e faktit se keto te fundit, po paraqiten gjithmone e me shume konkurrente ne tregjet e huaja. Nje fakt te tille e ka pohuar gjate nje prononcimi per mediet, kreu i Shoqates se Eksportuesve, Alban Zusi, teksa ka komentuar trendin rrites te eksporteve. “Kjo eshte merita e performances dhe rritja e konkurrueshmerise se prodhimeve shqiptare ne tregun nderkombetar”,- eshte shprehur konkretisht ai. Duke shtuar me tej, se prodhimet shqiptare me te kerkuara jashte jane pikerisht ato me material porositesi, por edhe mineralet etj. “Mallrat qe eksportohen me teper jane ato te fasoneve, mineralet, energjia, ato te industrise se ndertimit etj”,- deklaroi me tej Zusi, lidhur me nje dukuri te tille. Sikunder ka shtuar edhe faktin tjeter se eksportet shqiptare gjate vitit 2013, nuk jane frenuar aspak nga efektet negative te krizes ekonomike ne Eurozone. Dhe se per nje dukuri te tille, ka ndikuar edhe fakti se Shqiperia klasifikohet nder vendet me taksa me te uleta per mallrat qe tregtohen jashte vendit. Kujtojme sakaq, se te dhenat e fundit te Institutit te Statistikave, treguan se eksportet “Made in Albania”, vetem pergjate muajit prill kane njohur nje rritje deri ne nivelin prej 16%. Keshtu, nga 17.995 milione leke qe ato rezultuan vetem per muajin prill 2012, nje vit me pas, per prillin 2013, kjo kuote arriti deri ne shifren e 20.593 milione lekeve. Ndersa per eksportuesit, te dhenat e vitit 2013 tregojne se eksportet ne vlere kane arritur ne nivelin 50% te importeve, kjo pasi shume mallra qe importoheshin jane zevendesuar me produkte qe prodhohen ne vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›