E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Krizat politike, marrin fund pas 23 qershorit

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta u shpreh dje ne prezantimin e kandidateve per deputete ne Qarkun e Lezhes, se pas 23 qershorit do te marrin fund krizat politike dhe institucionale ne vend. Meta u shpreh se LSI-ja ne programin e saj ka projekt konkrete per te nxjerre vendin nga krizat, duke nisur nga punesimi dhe ekonomia. “Eshte nje kohe krize sigurie per jeten, krize politike dhe institucionale qeverisese, krize besimi qe ka mberthyer qeverine tone. Kjo krize ka lene mijera familje ne meshire te fatit, nuk po kursen humbjen e mijera vendeve te punes. Sot te gjithe e dine se jane rritur cmimet jo thjesht per produktet e luksit, por edhe per elementet me jetike per te perballuar jetesen”,- tha kreu i LSI-se. Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka vleresuar si pike kryesore te programit elektoral punesimin. Ai u shpreh se eshte e nevojshme qe te kete investime dhe mbeshtetje nga ana e qeverise, per qarqe qe kane shume mundesi punesimi sic eshte Lezha. “Ne angazhohemi per te pasur nje rini aktive, ku diploma dhe profesioni te gjejne vendin e punes. Ne jemi te vendosur te bejme gjithcka ne interes te punesimit. Ne zotohemi se ne 24 qershor do te angazhohemi per te vene te gjithe Shqiperine ne pune. Vetem keshtu do arrijme te ndertojme nje ekonomi te sigurt familjare dhe nje ekonomi te qendrueshme dhe konkurruese kombetare”,- tha kreu i LSI-se. Meta u shpreh se Qarku i Lezhes ka potenciale te jashtezakonshme per zhvillimin e te gjitha llojeve te turizmit dhe se qeveria e ardhshme do te krijoje mundesi per zhvillimin e turizmit dhe peshkimit. “Angazhohemi per te zhvilluar resorte turistike te standardeve evropiane, ne Shengjin, Tale dhe Patos. Kam vizituar disa fabrika te perpunimit te peshkut, pjesa me e madhe e tyre importojne lenden e pare per shkak te mungeses se investimeve per nje flote peshkimi. Ne kemi nevoje ta kthejme ne nje industri te mirefillte, per te qene baze e fuqishme e eksporteve tona”,- tha kreu i LSI-se. Meta shtoi se angazhimi i tij eshte per ta mbeshtetur dhe financuar me grante ndertimin e nje flote detare. Ndersa shtoi se nje vemendje jo me e vogel do t’i kushtohet biznesit fason dhe biznesit te vogel. “Ekonomia shqiptare ka nevoje te jete edhe nje ekonomi sherbimesh pervecse prodhuese. LSI ka qene dhe do mbetet promotor i biznese te reja, do te fokusohet ne biznesin fason, parqet industriale, industrine tekstile. Angazhohemi per nje pakete fiskale one-stop-shop per investitoret vendas dhe te huaj”,- tha kreu i LSI-se, Ilir Meta. Ne Qarkun e Lezhes ai prezantoi kandidatet per deputete, Monika Kryemadhi, Petrit Gjoni, Gjok Buna, Big Gjonmarkaj, Edmond Piroli, Erisa Zaimi dhe Prenda Sjedia.

KRIZA

“Kriza e gjithanshme qe ka mberthyer vendin nuk mund te kapercehet ndryshe pervecse permes nje drejtimi te ri, nje ekuilibri te ri politik ekonomik dhe shoqeror. Ndaj me 23 qershor ju do te votoni per nje lidership te ri, per nje qeverisje te re, qe sjell vizion dhe nje perspektive te re zhvillimi, duke lene pas mendesite e vjetra dhe premtimet boshe”,- tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›