E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita e Adem Rrelit, PS i dhuron flamurin kombëtar

Kreu i këshilltarëve të majtë në Këshillin bashkiak, Aldin Dalipi, i ka dhuruar Flamurin kombëtar fotografit Adem Rreli, i cili në 92-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet ka realizuar një ekspozitë të veçantë me fotografit e familjeve më të vjetra tiranase. Për Dalipin dhurimi i simbolit kombëtar është një shenjë falenderimi për këtë nismë të vecantë nga familja Rreli.
 

Fotografi Adem Rreli, i cili ka fiksuar me aparatin e tij disa nga personalitetet e Tiranës falenderoi këshilltarët e majtë për vlerësimin e tyre.
 

Familja Rreli, emri i të cilëve është i lidhur ngushtë me fotografinë ,ka celur që prej së premtes në ambjentet e Muzeut Kombëtar një eksozite me foto të personazheve nga fusha të ndryshme të kulturës, politikës dhe medias si: Bamir Topi, Neritan Ceka, Edmond Tupja, Bujar Kapexhiu etj
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›