E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgari, ngrin plotësisht Danubi, lundrimi i pezulluar nga e mërkura

Mediat bullgare kanë bërë të ditur se sipërfaqja ujore e lumit të Danubit afër portit Silistra në Bullgari është ngrirë plotësisht. Kjo është hera e parë në 20 vitet e fundit. Agjencia për eksplorimin e Danubit shpjegoi se ngrirja e plotë pa asnjë lëvizje të ujit është vërejtur në një sipërfaqe prej 11 kilometrash afër portit veri-lindor, ndërsa copat e akullit kanë përfshirë 40-90 për qind të pjesës së lumit që në Bullgari shtrihet në sipërfaqen prej 450 kilometrash. Lundrimi në Bullgari është ndaluar që nga e mërkura, ashtu si edhe në disa vende tjera nëpër të cilat kalon ky lum.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›