E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, kryefamiljari ndihmë përmes Ora News: 3 ditë pa ushqime

Minuta më parë në televizionin"Ora News" një banor i fshatit Kalis të Kukësit ka kërkuar ndihmë përmes një telefonate. Kryefamiljari i bën apel për ndihmë pushtetit vendor, pasi prej 3 ditësh kanë mungesa në ushqime. Sipas kryefamiljarit trashësia e borës në fshatin Kalis arrin deri në 2 metër trashësi. Ndërkohë edhe në Pukë paraqiten probleme. Mësohet se si pasojë e reshjeve të mëdha të dëborës janë bllokuar dy automjete. Nga bllokimi i dy automjeteve nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa po punohet për zhbllokimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›