Ekspozita e Fadil Berishës, historia vjen me fotot e vipave shqiptarë

Kjo rrugë është kthyer nder vendet më të preferuara nga qytetarët e Tiranës. Këtë fundjavë në të kanë bashkëjetuar mjaft mirë, arti , kultura ,tradicionalja dhe modernja.
Bukurite shqiptare dhe emrat më të njohur si Elsa Lila, Blerim Destani, Aurela Gace dhe shumë e shumë të tjerë të cilët janë fotografuar me aq kujdes nga mjeshtri Fadil Berisha, duket sikur janë aty mes qytetarëve të cilët i shohin me shume kureshtje.
Tjera nota, rruga “Murat Toptani” ka marrë nga nxënës të shkollave të Tiranës, të cilët prej ditësh sjellin kënge, valle, poezi patriotike dhe tradicionale për të pritur këtë 100-vjetor.