Krim në familje, plagos gruan me sopatë për xhelozi

Ende pa u shuar jehona e krimit makabër në fshatin Xhafzotaj, ku 80-vjeçari Shaban Norja i preu kokën 18-vjeçares Ajshe Vata dhe rasti i 48-vjeçarit nga Durrësi që i çau kafkën me çekiç nënës së dy fëmijëve të tij, krimi brenda familjes godet sërish vendin. Mësohet se një burrë ka plagosur të shoqen me sëpatë, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.
Burime nga policia e Krujës bëjnë me dije se mbrëmjen e së shtunës 34-vjeçari Bashkim Zogu pas një grindje për motive xhelozie, ka plagosur me sëpatë bashkëshorten e tij 21-vjeçare Flutura Zogu në banesën ku jetonin.
21-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit ushtarak, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë. Ndërkaq efektivët e policisë kanë vënë në pranga 34-vjeçarin Bashkim Zogu, arrestim i cili është bërë i mundur gjatë ditës së sotme.