Mbizotron 100 vjetori, ja çfarë mund të lexoni gjatë kësaj jave

Në këto ditë të vitit të pavarësisë sigurisht edhe librat më të fundit që janë hedhur në treg dominojnë me tema të cilat lidhen ngushte me këtë ngjarje hsitorike. Por një nga librat, i cili është ndryshe nga të tjerët është monografia e parë në gjuhën shqipe mbi “Eutanazinë”.
Jo vetëm një monografi por një kendveshtrim evropian nga Danja Sinani, ku shpalos argumente në lidhje me faktin se, ashtu sikurse çdo person zgjedh mënyrën sesi ta kalojë jetën e tij, ashtu do të duhej t`i sigurohej një zgjidhje juridike edhe për mënyrën sesi do të dëshironte të vdiste, nëse do të shkonte drejt këtij vendimi.
Në botimet që tashmë mund ti quajme si të 100-vjetorit përmendim "Flamuri që ringjalli një Komb" , 100-vjet pavarësi 1912-2012 ,libri i cili vjen i ilustruar edhe me foto në lidhje me figura të ndritura, personalitete të shquara, dokumente të vecanta dhe poezi.
Një tjetër libër po me nota patriotike duke sjellë një copë nga altari i atdheut vjen nga studiuesi Agim Vinca , ai sjell 100 poetë për atdheun për 100-vjetor me titull: " Muza e mëmëdheut" Antologji.
Ndërsa nga letërsia e huaj këtë javë mbërrin në libraritë e kryeqytetit best-seller ndërkombëtar , romani " E zhveshur përpara teje”, e autores Lyvia Day ,e cila është ndër shkrimtaret më me fame, e cila përshkruan skenat e nxehta dhe erotike.