Ekspozita e Pacit, Topalli: Pasqyrë e një drejtësie në fije të perit

"Jetë e humbun" kështu e ka titulluar ekspozitën e tij piktori Gjovalin Paci. Mbi 100 punime të teknikave të ndryshme përcjellin përmes penës kujtimet në burgjet komuniste të intelektualit Ejëll Coba.
Pikturat vijnë me simbolikë të fortë mes penelatave të Pacit, duke përcjellë dhimbjen, vuajtjen e individit, të njerëzve dhe të gjithë shoqërisë në diktaturë. E pranishme në celjen e kësaj ekspozite ishte edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila gjatë bashkëbisedimit me piktorin Gjovalin Paci vlerësoi se ekspozita përcjell një të vërtetë të madhe, të përjetuar nga regjimi komunist.
Gjatë bashkëbisedimit me autorin e ekspozitës dhe Kryetaren e Kuvendit, kritiku i artit Zija Çela u shpreh se " i pëlqen morali i pikturave, sepse në punimet e Pacit nuk ka të fshehur asgjë".
Nga ana tjetër autori i 100 punimeve të sjella përmes kësaj ekspozite thotë se pikturat u realizuan pasi e njihte filozofinë dhe misionin e Ejëll Cobës dhe plejadës së tërë intelektualëve shqiptarë, të persekutuar gjatë diktaturës,. Në këtë mënyrë 100 pikturat vijnë në ekspozitën "Jetë e humbun" në kompozimet, instalacionet e piktorit, si elementë të memories kolektive.