Lufta ndaj narkotikëve, vendorët në Durrës: Jo kultivimit

Lufta kunder kultivimit të lendeve narkotike ka qene ne fokus te nje takimi te iniciuar nga Prefekti i Qarkut te Durresit, Genci Alizoti, i cili ka kerkuar sensibilizimin e metejshem te njesive vendore per te parandaluar kultivimin e lendeve narkotike. Alizoti ka kerkuar nje vemendje te vecante, vecanerisht ne zonen e Krujes, ku dhe problemet kane qene me evidente kohet e fundit.
Nga ana tjeter, Drejtori i policise se qarkut te Durresit, Aleks Hajdari, ka shprehur gadishmerine e strukturave policore ne ketë proces, por ka kerkuar dhe bashkepunimin e te gjithe aktoreve qe parandalojnë kultivimin e lendeve narkotike.
Vetem 2 dite me pare ne Durres u bllokua nje sasi prej rreth 15 kg heroine ne portin e Durresit.