E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teatri Kombëtar në skenën e Shekspirit

Shfaqja e regjisorit Adonis Filipi do të marrë pjesë në Festivalin Botëror të Shekspirit që do të zhvillohet nga 23 prilli deri në 6 qershor, në kuadër të Lojërave Olimpike “Londër 2012”.

Për 6 javë do të do të ngjitet në skenë e gjithë kolana e veprave të Shekspirit nga trupat teatrore të SHBA-së, Italisë, Rusisë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Kinës etj, ndërkohë që Shqipëria do të ngjitet në skenë e sot dhe nesër.

Teatri Kombëtar Shqiptar do të jetë pjesë e trilogjisë së Shekspirit “Henri VI”, e konsideruar për kontekstin e saj si trilogjia ballkanike. Për këtë arsye ajo i është besuar nga Globe Theatre tre trupave ballkanike: Teatrit Kombëtar të Beogradrit, Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe Teatrit Kombëtar të Manastirit.

“Henri VI”, nën interpretimin e aktorëve, Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Fatos Sela, Mehdi Malka, Arben Derhemi, Sokol Angjeli, Gjergj Mena etj, është konceptuar mbi baza klasike me elementë modernë. Rolin e Henrit VI do ta interpretojnë aktori Indrit Çobani, ndërsa atë të Mbretëreshës Margaret Mira Hysaj.

“Globe Theatre” ndodhet në Londër që prej kohës shekspiriane, ndërsa “Henri VI” u shfaq pak ditë më parë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar.
/Start/

                                                                                             2012-05-12 15:11
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›