Tepelenë, makina del nga rruga, humb jetën 20-vjeçarja
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në Tepelenë. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditen e sotme, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë ka mbetur e vdekur një vajzë 20 vjecare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit. I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.