Studiuesi Richard Hodges vlereson Butrintin

Studiuesi anglez Richard Hodges prej 20 vitesh është përpjekur për te nxjerr ne pah vlerat e parkut me te famshëm arkeologjik shqiptar Butrintit. Ai pranon se Butrinti është një nder vendet me te njohura nga te huajt ne gjithë boten.
“Butrinti ne bote eshte nje nder vendet me te njohura te Shqipërisë edhe me shume se Tirana shume pasi shume guida turistike e kane ne paketat e tyre si oferte per te vizituar ketë park. Ky park arkeologjik është i mrekullueshëm. Edhe une përmes libarve te mija jam perpjekur qe ta bej te njohur. edhe ky libër është i shpërndarë ne librari te ndryshme europian dhe ne Amerike”, u shpreh ai.
Hodges nënvizon edhe dy aspekte te rëndësishme pozitive qe kane ndodhur kete vit, por ai kërkon qe trashëgim kulturore te shikohet nga politikanet si gjenerator i rendesishem ekonomik.
“Kete vit kane ndryshuar dy gjera pikësëpari aplikimi I biletave elektronike ku cdo e ardhur nga ky park nga turise vendas dhe te huaj eshte e kontrollueshme dhe qeveria shqiptare ka miratuar rregullin qe 90 perqind e te ardhurave te menaxhohen nga parku per tu kujdesur per te dhe ky është një sukses padyshim. Ndersa ne aspektin e gërmimeve arkeologjike ato vazhdojnë rregullisht aktualisht kërkimet po udhehiqen nga arkeologu David Harandez i cili vjen nga shkolla e famshme e Notredamit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kane dalur ne drite fakte te reja te cilat vërtetojnë hershmërinë e ketij vendbanimi, por ato do te studiohen dhe me pas do te bëhen publike”, vlerësoi Hodges.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është një nder më të rëndësishmit në vend. Çdo vit numri i vizitoreve është ne rritje. Një nder te mirat dhe resurset e verteta te nje vendi është trashegimia kulturore sipas tij.