Ekspozita e trashëgimisë, ky sukses futbollistik!
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dje, me anën e një komunikate shtypi u përpoq të hedhë poshtë faktet e botuara mbi keqadministrimin e fondeve për ekspozitën "Thesare të Kulturës Shqiptare", të hapur në Romë dimrin e kaluar.
Me fjalë boshe dhe të përgjithshme, hartimi i shkruar nga Drejtori i Trashëgimisë (emëruar pa konkurs në kundërshtim me ligjin) mundohet të bëjë ironi dhe të tallet me një shqetësim shumë legjitim. Fatkeqësisht, ky "Drejtor", i cili për vetë faktin se është shkolluar në një vend që e merr shumë seriozisht trashëgiminë kulturore, duhej të paktën të ishte më i kujdesshëm në një komunikim publik. Është e vërtetë që unë gërmoj dokumentet e dosjeve e që merrem shumë me historitë e së kaluarës shqiptare. Por, nëse Drejtori i vetemëruar i Trashëgimisë është kurioz të dijë, mund t'i vë në dispozicion disa dokumente që ai dhe të afërm të tij mund t'i gjejnë me shumë interes. Flasin për të kaluarën, sigurisht.
Por, t'i kthehemi thelbit të debatit. Unë publikisht ngrita pyetjen se përse MTKRS-ja kishte paguar një firmë private italiane për të bërë të mundur ekspozimin e objekteve të Trashëgimisë sonë Kulturore në Romë. Shuma prej 160 mijë eurosh, plus një shifër e panjohur deri më tani e shpenzimeve të transportit, dietash, hotelesh, e më the të thashë, mund të ishte përdorur për shpëtimin e një numri monumentesh dhe objektesh të Trashëgimisë Kulturore. Mund të paguante kujdestarët për të gjithë sistemin e Monumenteve të Kulturës apo të restauronte një numër kishash, xhamish apo afreskesh që po zhduken nga neglizhenca.
Askush nuk mendon se ekspozita të tilla nuk mund të organizohen në metropolet europiane. Përkundrazi, ato janë shumë të nevojshme dhe të vonuara, pasi publiku europian dhe ai botëror do t'i gjente këto ekspozita me shumë interes për të parë kulturën e një populli ende shumë pak të njohur. Por, problemi i debatit qëndron në mënyrën e menaxhimit të fondeve publike. E jo vetëm ato, por edhe për aftësinë që kanë drejtuesit tanë për t'i prezantuar këto thesare në metropolet europiane. Si shembull mund t'i përmend 'Drejtorit' dhe ministrit të Jashtëm Bumçi se prezantimi i ekspozitës së hartave të vjetra mbi Shqipërinë, që u organizua në Bruksel nga Artan Shkreli dhe Artan Lame, u bë në zemrën e Parlamentit Europian. Kjo ekspozitë u hap në një sallë që nuk kushtoi asnjë qindarkë dhe u vizitua po ashtu nga shumë personalitete europiane dhe vizitorë të shumtë.
Çështja e këtij debati publik nuk është fakti nëse duhet apo jo të hapen ekspozita ku të prezantohet kultura jonë. Çështja është se a mundet që fondet publike të trashëgimisë të mos bëhen rrush e kumbulla duke paguar firma private për të hapur ekspozita të tilla?
Në përgjigjen e MTKRS-së nuk u përmend asnjë fjalë mbi firmën italiane që ka përfituar fondin e kësaj ministrie. Nuk u shpjegua se përse kjo firmë mori paratë të cilat mund të përdoreshin për të restauruar 10 monumente kulture, çfarë pune bëri dhe përse duheshin 160 mijë euro që të hapej ekspozita në Romë? Ministria nuk përmendi se ku gjendet dokumentacioni i plotë i kësaj afere, që ne ta shikojmë dhe të bindemi se këto para nuk kanë shkuar në xhepat e dikujt para fushatës. Ministria nuk përmendi se përse në Romë salla u pagua 160 mijë euro e kusur, ndërsa në Palaco Madama në Torino salla u dha falas. Ministria nuk i tregoi publikut se për ekspozimin e objekteve në Torino u interesua vetë kryetari i bashkisë, Piero Fassino që kjo ekspozitë të vinte edhe në këtë qytet, e për këtë ai ofroi sallën falas. Aftësia e administratorëve tanë të kulturës duhet të jetë në faktin se si ata të mund të gjejnë më shumë kryetarë bashkish si ai i Torinos. Se me 160 mijë euro në dorë nuk ka muze që të refuzon ekspozimin.
Për analogji, unë dua të pyes ministrin e Kulturës (i cili për hir të së vërtetës nuk ka lidhje me këtë aferë): Po sot që kjo ekspozitë është dërguar në Prishtinë, a ka paguar ministria jonë për sallën e ekspozimit? Nëse për dërgimin e këtyre objekteve të rralla në Romë u pagua një siguracion sipas ligjeve në fuqi, përse nuk është bërë e njëjta gjë edhe për në Kosovë? Përse sot objektet e trashëgimisë sonë janë të pasiguruara në mes të Prishtinës? A e di Ministri se si u transportuan këto objekte dhe me çfarë niveli sigurie janë dërguar ato në Prishtinë?
Një fakt akoma më i rëndë për këtë ministri dhe aferën e Romës është çështja se askush, duke përfshirë edhe ministrin e Jashtëm dhe 'Drejtorin', nuk e ka idenë mbi ICOM-in. ICOM, një organizatë e themeluar nga 20 mijë muzeume botërore, do ta kishte për nder të ndihmonte organizmin e një ekspozite të tillë. Jo vetëm do ndihmonte, por nëpërmjet rrjetit të saj mund të gjente pafundësisht hapësira ekspozimi në muzeume dhe salla mjaft prestigjioze botërore. E gjitha kjo pa asnjë kosto për vendin që ekspozon, me përjashtim të transportit, i cili shpesh mbulohet edhe nga ky rrjet. Kjo ministri, jo vetëm që nuk di se çfarë bëhet në këtë organizatë botërore, por ajo nuk di që Shqipëria qenka anëtare dhe paska edhe përfaqësi në këtë organizatë. Nga ta dijë? Me siguri që ka emëruar ndonjë qyqar partiak.
Për ta zbardhur një herë e mirë këtë çështje, unë i kërkoj publikisht, si 'Drejtorit', si ministrit Bumçi, të botojnë dokumentacionin e plotë të kësaj afere, si dhe të shpjegojnë se ku përfunduan 160 mijë eurot e një salle në Romë. Ministria nuk mund të fshihet me faktin se ekspozita paska qenë shumë e suksesshme dhe 160 mijë euro për këtë sukses futbollistik ia vlenin barra qiranë. Se çfarë suksesi ka në lëmin e Trashëgimisë Kulturore kjo ministri, ajo tashmë dihet, por meqenëse dje MTKRS-ja na premtoi transparencë, le të presim nëse ajo do ta bëjë këtë. Në të kundërtën, sigurisht që do të gërmojmë më shumë në dokumente për të zbuluar aferat korruptive, jo vetëm të së shkuarës, por edhe të së tashmes së një takëmi si 'Drejtori' dhe të tjerë që qëndrojnë prapa tij".
*Deputet