E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr i madh në jug të Rusisë

RUSI - Një zjarr me përmasa të mëdha nisi rreth orës 01:00 të ditës së sotëm në Rusi. Një tren i cili po transportonte cisterna me naftë u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën me shpejtësi në zonën përreth.

Një person humbi jetën dhe 23 u dërguan në spital me djegie të rënda. Zjarri nisi në një nga 50 cisternat e naftës që po transportonte treni, më pas flakët përshinë edhe cisternat e tjera me naftë. Zjarri u përhapë edhe në zonën përreth, duke u përfshirë me shpejtësi rreth 2 kilometra katrorë.

Mbi 190 zjarrfikës arritën të lokalizonin flakët rreth orës 05:00, ndërsa 3 mijë persona ishin evakuuar nga zona.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›