E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita fjalet e pathena gjate diktatures

/ /

E materializuar ne germe per te thene ca gjera qe nuk i mbajne tingujt qe te mos cmendesh qe te lesh nje kujtim qe te mos humbasesh... Dhe e kane quajtur Fjala. Me shume se nje ekspozite e hapur ne Galerine e Fakultetit te Arteve Pamore- FAP eshte eksperience jete. Artistet Ardian Isufi Fatos Lubonja Gazmend Leka Genc Permeti Najada Hamza dhe Vladimir Myrtezai-Grosha jane mbledhur se bashku per te ndare me publikun magjine e fjales. Ekspozita FJALA eshte ndertuar si proces mbi eksperiencat thellesisht te ngushta te artisteve si instrument efikas i pervojes njerezore ne raport me nje situate te caktuar si mundesi per te lene gjurme per te shfaqur dhe publikuar edhe vepra te pa ekspozuara dhe pikante te asaj pjese te historise qe nuk u la kurre te rrefehet pergjate viteve te diktatures pra jane faqet e Ditari-t njerezor qe Artisti ka grisur disa prej tyre per tia shfaqur publikut sepse Jane shikuesit ata qe e bejne tablone thote artisti Ardian Isufi i cili eshte pjesemarres dhe kurator i kesaj ekspozite.
Zeri i Popullit
Duke rremuar ne te shkuaren e tij Ardian Isufi na tregon nje faqe te zverdhur gazete Zeri i Popullit te vitit 1987 ku shkruhej per Pionieret shembullore te Enverit mes te cileve ishte edhe artisti i ardhshem Isufi. Ne kete pike gazetari i asaj kohe i kishte rene ne te por pas 23 vitesh nuk eshte e veshtire te dallosh realitetet paralele ate te shkruar dhe ate te vertete. Jane tre kopje te prera te se njejtes gazete me titull Na llogarisni edhe ne qe eshte dhe lajtmotivi kryesor i nje kenge qe pershkruhet ne artikull nga gazetari B.M.
Ne teresi te tria bashke ngjajne si ato tabelat e emulacionit te kohes se diktatorit E. Hoxha ku dhe Une jam pjese e ngjarjes teksti eshte shume patetik pare nga kendveshtrimi i sotem dhe kupton sa e deformuar ishte ajo kohe ne vendin tone shpjegon Isufi. E karshi tabeles se emulacionit nuk mund te mos zene syte nje kalli misri te cilit sapo i afrohesh ta shohesh nga afer te krijohen ca te rrenqethura. Kalliri nuk perbehet nga kokrra por plot 168 dhemballe dhe 12 dhembe. E ka quajtur Hibrid si njeriu i ri qe donte te krijonte diktatura e cila ne te vertete krijoi nje shoqeri ku njerezit kafshonin njeri-tjetrin.
Perpjekja
Dhe kete nuk ka se kush ta dije me mire se publicisti Fatos Lubonja i cili kaloi 17 vjet te jetes se tij ne burgjet e Spacit Ballshit Qafe Barit Burrelit Kosoves se Madhe. Ishte pikerisht aty ne qeline e ftohte te burgut te Burrelit ku si nevoje mbijetese shkroi romanin Ploja e mbrame. I gjithe ne letra te bardha cigaresh. Jane plot 82 syresh te shkruara me germa mikroskopike te cilat Lubonja i ekspozon ne Fjala. Bashke me te edhe fjalorin frengjisht-frengjisht Micro Robert ku kishte fshehur romanin e tij milimetrik dhe nje kopje e vepres Ploja e Mbrame botuar ne vitin 1994.
Blloku
Blloku i shenimeve te Genc Permetit nuk ka permasa shume me te medha por ndryshe nga fletet e fshehura te Lubonjes ato jane shenje lirie. shte blloku i shenimeve qe artisti ka mbajtur ne vitin 1991 kur doli per here te pare jashte shtetit. Nje bllok i njollosur me flete te kthyera nga perdorimi i tepert i mbushur me adresa numra telefoni emra njerezish rrugesh sheshesh. Per Genc Permetin eshte Hapja e pare pertej murit te dhene si fundi i botes se njohur nga arsyeja e shendoshe pertej komunikimit fizik komunikimit verbal komunikimit pamor botes se dhene nga kutia magjike bardh e zi papritur mblidhet ne formatin e nje blloku tejet te vogel per te qene i pa bezdisshem per xhepin e pasme te xhinseve ku teresia e endrrave planeve pritshmerive territoreve fjaleve imazheve levizjet zevendesohen me nje spostim te thjeshte nga pika A ne ate B per te rene ne kontakt me tere pikat nga C tek ZH duke i bere 26 vite pritshmerie te pavlefshme dhe ku e gjithe imagjinueshmja zevendesohet me germa iniciale shifra dhe emra...
Biblioteka
Nderkaq Najada Hamza te fton nje dhome te veshur me leter muri te bardhe. Ndihesh ngrohte aq me teper kur sheh raftet e librave te vendosura bukur ne mur. Jane librat e bibliotekes se te atit. Pushkin Stendal Balzak Flober.. Nuk ka asgje te cuditshme deri ne momentin kur meson se te gjitha kopertinat e ketyre librave jane realizuar nga i ati i Najades. Para se libri te lidhej me kopertinen e re mbi te fillonte kompozimi nje mix media teper elegante ku vizatohej me pene shkruhej me letraset mbivendoseshin imazhe... Mbaj mend qe babai me pak fjale na thoshte qe kopertinat e tregut nuk ishin te forta dhe letra e tyre hic e mire e une ne heshtje e pranoja ndonese shume shpejt kuptova qe pervec arsyes se thene motivi kryesor ish ai qendrim estetik i brendshem i tim eti kujton artistja. Ne te vertete ishte nje proces i gjate dashurie ndaj fjales shkrimit librit...
Prezenca e munguar
Per Gazmend Leken fjala eshte ajo mistikja ajo e krijimit te gjerave.. Nuk jane thjeshte tinguj qe i jane mbivendosur nje koncepti ne menyre arbitrare por jane simbole pas te cilave fshihen ca mistere. E po kaq e mistershme eshte edhe performanca e Lekes tek Fjala Kur FJALA terhiqet behet zbatica e madhe. Boshllekun e frikshem qe ajo le pas ne te gjithe nxitojme ta mbushim me SHKRIMIN pasi kemi frike mos humbasim memorien e nuk mbajme mend rrugen e kthimit. Bashke me te dalin ne drite imazhet e llastuara nga format ngjyrat dhe tingujt sikurse fosilet qe perkedhelen nga rrezet e diellit pas permbytjes se madhe. Zbardhellojne atje tej ne breg. Jane mbetje. Jane levozhga. Jane kufoma. Jane psheretima e zbehte e gjemimit te FJALES qe terhiqet. Ne nxitojme te rremojme ne to dhe te pershkojme historine tone nderkohe qe ngjizim historine personale nga lindja e deri ne vdekje. Nga lindja e deri ne rilindje... nese mberrijme deri atje.
Trumcaku
Vladimir Myrtezai i qaset fjales ne nje tjeter medium. Nuk ka blloqe shenimesh apo libra e gazeta por nje dyshek beqarie si deshmi e se shkuares dhe ca sekuenca videoje... Une ju ftoj ne kete komunikim nder hapesinor ku ju te identifikoni vetveten duke perjetuar kete kater dimensional duke ju provokuar ndjesite si teksti qe e ngjis pa nje arsye racionale nje objekt qe lidhet me post-erosin. Nje video me karakter konkretisht dhe nje kolone ne kerkim te fjales se zgjedhur. Aksesoret si medium kerkojne te marrin peshe ne hapesiren e modeluar ne tonalitete te organizimit te hapesires... shkruan Myrtezai ne konceptin e tij mbi vepren.
Ne nje menyre apo tjeter e gjithe ekspozita te lidh me te shkuaren me diktaturen kur liria e fjales ishte e ndaluar megjithate jo e burgosur.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›