E Diel, 1 Nëntor 2026

Vigjilje Krishtlindjesh, shqiptarët e kremtojnë me urime dhe vizita në objektet e kultit

24-12-2010 / Gazeta 55

(Update) - Presidenti Bamir Topi uroi sot, gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjeve. Sipas zyrës së shtypi pranë Presidencës, Kreu i Shtetit i dërgoi një mesazh urimi për Festën e Krishtlindjes, Arqipeshkvit të Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtërisë së Tij, Anastas Janullatosit. "Kjo festë e bekuar përcjell lumturi dhe u jep besimtarëve të krishterëve në mbarë botën gëzimin shpirtëror dhe shpresën për jetën. Ajo ka lindur në dritën e besimit, shpresës dhe dashurisë dhe për shekuj me radhë, na tërheq drejt vlerave të vërteta shpirtërore", thuhet në mesazhin e Presidentit Topi. Sipas tij "këto vlera luajnë një rol të veçantë edhe në historinë e kombit shqiptar dhe kanë ushqyer ndër vite kulturën tonë kombëtare". "Për besimtarët e krishterë shqiptarë, Krishtlindja është një ditë e bekuar dhe përbën një traditë të mirë për të treguar dashurinë për të afërmin, mbështetjen për ata që kanë nevojë, kujdesin ndaj familjes, ndihmesën ndaj të varfrit, mirënjohjen e sinqertë për njeriun e përkushtuar ndaj punës. Është e rëndësishme që këto vlera njerëzore të trashëgohen nga brezat e rinj, të cilët me veprimtarinë e tyre do t’i sjellin vendit begati dhe një të ardhme të suksesshme", vijon mesazhi i Kreut të Shtetit. Presidenti thekson se "është e rëndësishme që këto vlera të dominojnë sidomos sot, kur një pjesë e popullsisë po përjeton momente të vështira për shkak të përmbytjeve, për të dëshmuar edhe një herë se në të mirë e në të keq, ne shqiptarët jemi përkrah njëri-tjetrit pa asnjë dallim”


Krishtlindjet në Betlehem


Magjia e Krishtlindjeve ka zbritur në Betlehem ku kanë filluar të mberrijnë me mijëra pelegrinë. Qindra forca  të sigurisë janë tashmë në pozicion brenda dhe jashtë qytetit të shenjtë ndërsa ulja e nivelit të dhunës në rajon ka kthyer sërish turistët e krishterë. Sipas ministrisë së turizmit të autoritetit palestinëz numri i pelegrinëve këtë fundviti pritet të arrijë në 90 mijë. Hotelet në vendin ku sipas besimit të krishterë ka lindur Jezusi, në bregun Perëndimor, janë të gjitha të rezervuara. Në mbrëmje fillojnë zyrtarisht festimet tradicionale me mbërritjen e procesionit të patriarkut latin Fouad Tval. Procesioni tradicionalisht ecën nga Jeruzalemi deri në Kishën e Lindjes në Betlehem. Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve Tval i bëri thirrje Evropës të angazhohet më shumë në procesin e paqes në Lindjen e Meme. Në kishën e lindjes Tval mban meshën e mesnatës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›