E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet nga kati i 12-te 20-vjecari

/ /

Ngjarja qe tronditi qytetin e Elbasanit ndodhi ne te njejtin vend ku ne muajin mars te ketij viti u vetehodh edhe nje vajze 19-vjecare. Policia beri te ditur se viktima eshte 20-vjecari Sorent Sharra nga fshati Gjergjan i Elbasanit. Mesohet se viktima ka qene ne nje lokal qe ndodhet ne katin e 12-te te nje prej pallateve ne qytetin e Elbasanit. Rreth ores 1500 ai ka qene ne shoqerine e dy shokeve te tij kur iu ka pohuar atyre se do te largohej vetem pak momente per te shkuar ne tualet. Por me pas i riu eshte drejtuar per ne ballkonin qe rrethonte lokalin nga ku eshte vetehedhur. Kalimtare te rastit jane tronditur nga pamja tragjike. I riu ka gjetur vdekjen e menjehershme madje gati eshte copetuar si pasoje e perplasjes me trotuarin. Te ndodhur para kesaj pamjeje shokuese qytetaret kane lajmeruar menjehere policine e Elbasanit. Per kete te fundit ky ishte precedenti i dyte i ndodhur brenda pak muajve ne te njejtin vend. Ata identifikuan viktimen dhe e derguan menjehere ne morgun e qytetit nga ku me pas trupi i tij iu dorezua familjareve. Policia nisi menjehere hetimin per kete ngjarje te rende. Ata u ngjiten ne lokalin nga ishte vetehedhur i riu dhe gjeten fare te qete dy shoket e tij te ulur ne nje tavoline. Ata kane mbetur te shtangur kur blute i vune ne dijeni per lajmin e rende. Duke menduar se shoku i tyre vetem sa po vonohej ne tualet dy te rinjte e tjere kane vijuar te qete kafen. Na tha se po shkonte ne tualet. Nuk e menduam kurre se do te perfundonte kaq tragjikisht kjo kafe. Ai po sillej normalisht me ne. Nuk vume re ndonje ngarkese emocionale. Keshtu mesohet se deklaruan per grupin e hetimit dy shoket e 20-vjecarit. Ata e frekuentonin rregullisht kete lokal i cili mesohet se eshte nje nder me te preferuarit e te rinjve ne Elbasan. Burime te prokurorise bene te ditur se eshte ngritur nje grup hetimor per kete ngjarje te rende. Dyshimet e para kane te bejne me nje gjendje depresive te mundshme te viktimes. Te njejtat burime bene te ditur se pas hetimeve paraprake ka rezultuar se 20-vjecari kishte pasur nje lidhje dashurie te cilen ai e kishte nderprere pak dite me pare. Gjithsesi kjo mbetet ende e paqarte pasi duhen deshmi per te vertetuar dicka te tille.

ALDO KOZARJA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›